Astrit Patozi ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë dhe emocionuese për të kujtuar ish ministrin e ndjerë, Sokol Olldashi.
Ai ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një video ku shfaqet duke kënduar këngën e shkruar për ish ministrin dhe njëkohësisht duke na treguar një anë tjetër të tijën që nuk e njihnim.
Këngën që po këndon Patozi e ka kënduar artisti Aleksandër Gjoka kur u kujtua 1 vjetori i ndarjes nga jeta të Olldashit. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Patozi dhe Florion Mima.