INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Astrit Patozi “sqaron” kafen me “të përjashtuarit”: PD ka rrëshqitur në shtigje të rrezikshme

Astrit Patozi “sqaron” kafen me “të përjashtuarit”: PD ka rrëshqitur në shtigje të rrezikshme

Publikuar më: 17:41 29-05-2017

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar sot për takimin me një pjesë të deputetëve dhe drejtuesve historike të PD-së, të cilët kanë mbetur jashtë listave të kryetarit Lulzim Basha, duke theksuar se pavarësisht pakënaqësive, është e rëndësishme të mbështetet partia kundër Ramës.

Patozi tha se ishte habitur nga ato që kishte lexuar në media pas takimit të sotëm me Jozefina Topallin, Ridvan Boden, Arben Imamin, Majlinda Bregun, Keltis Krujen, Dash Sulen etj.

Ja reagimi i plotë:

KUSH PO NA E RRIT CMIMIN E KAFES

U bene ca dite qe kafja nuk na kushton me 100 leke, por ndoshta 100 fish me teper, me kedo qe ta pime. Kete po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekullime mbi nje takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sules etj.

Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, sic ka shume mundesi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq. Eshte pjese e jetes, e punes dhe e perditshmerise sone, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.

Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t'i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume dhe se nuk ka asnje shans te mos kthehet.

Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156