Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka folur me tone të ashpra ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.
Nga qyteti i Vlorës, ku ka ndaluar në takimin e dytë grupi i demokratëve anti-Basha, Patozi tha se kreu aktuali PD nuk është më i fortë dhe as më i zoti se Sali Berisha, i cili katër vite më parë dha dorëheqjen, pas humbjes në zgjedhje.
“Askush nuk mendon se Basha është më i fortë dhe më i zoti se Berisha, i cili mori vendimin para 4 vitesh. Unë e kam shumë të vështirë ta kuptojë se si ky njeri ka ardhur në fushatë dhe iu ka thënë se “iu çoj drejt fitores” dhe pastaj erdhi sërish e tha “s’ka problem pse humbëm”. Takimet e Bashës në këtë fushatë bëhen me dyer të mbyllura, por ju duhet ta dini se njerëzit janë të paktë në këto takime. A do mbajë dikush përgjegjësi për një paaftësi? Ne sot po kërkojmë që PD me këtë humbje katastrofike të ketë mundësi të reflektojë për humb jen, një garë të drejtë mes demokratësh, ku të fitojë alternativa më e mirë, me shpresën për ta ringritur partinë. PD nuk mund të jetë kurrë biznes personal i një njeriu të vetëm, qoftë ky dhe kryetari, deklaroi Patozi.