INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Astrit Patozi “shpërthen” ndaj Bashës dhe thyen heshtjen: Nuk kandidoj për kryetar partie, ja arsyet

Astrit Patozi “shpërthen” ndaj Bashës dhe thyen heshtjen: Nuk kandidoj për kryetar partie, ja arsyet

Publikuar më: 20:14 29-06-2017

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka folur për herë të parë për garën e hapur e hapur brenda PD për zgjedhjen e kreut të ri.

Patozi tha publikisht se nuk do të kandidojë për kryetar të PD, duke dhënë dy arsye të forta për këtë vendim.

Së pari, ish-deputeti i lënë jashtë nga Luzim Basha tha në “Opinion” se PD nën drejtimin e këtij të fundit është gati të hapë një farsë elektorale që nuk ka garë të ndershme.

“Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje këtë dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike për këtë kam dy arsye, që janë shumë të forta. Unë nuk do kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati që të hapë një fars elektorale që nuk ka asnjë garë të ndershme. Basha në shkelje të rëndë të statutit ka bërë dy akte që e hodhi në erë garën. Akti i parë ngrirja e funksionit të tij, akti i vetëngrirjes nuk është kat vetëpendimi. Basha minimalisht duhet të jepte dorëheqjen dhe pastaj të shihte mundësinë e rikandidimit”, tha Patozi.

Ish-deputeti Patozi ka folur me tone të ashpra ndaj kreut të Partisë Demokatike, Lulzim Basha.
Pas humbjes katastrofike që Basha pësoi në zgjedhje, Patozi tha se ai është sëmundje e PD dhe problemi më i madh i partisë.
“Basha është sëmundje e Partisë Demokratike, pra është problem shumë i madh i PD. Ka qenë ministri më i përkëdhelur i Sali Berishës, i cili ka zgjedhur postet më të rëndësishme që ka pasur partia. Është pushteti i dytë pas kryeministrit në Shqipëri”, deklaroi Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387