INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Astrofizikantët: Ja kur dielli do të shkatërrojë tokën

Astrofizikantët: Ja kur dielli do të shkatërrojë tokën

Publikuar më: 09:00 21-09-2016

Astrofizikantët kanë mundur të llogarisin kohën ku dielli do ta shkatërrojë tokën dhe nuk është një lajm i mirë.

Edhe pse koha kur kjo pritet të ndodhë është 3,5 mld vite larg nga  sot – pa dyshim një kohë shumë  e largët – procesi do të ndodhë shumë shpejt nga ç’mendohej në fillim.

Jillian Scudder, nga Universiteti i Susessx shprehet se dielli bëhet 10 për qind më i shndritshëm çdo 1 mld vjet. Kur dielli të jetë 40 për qind më i ndritshëm, ai do të shkrijë të gjithë akujt dhe do të thithë të gjithë lagështirën nga sipërfaqja e Tokës.

Sipas ‘Business Insider’, dielli mbijeton nga djegia e atomeve të hidrogjenit në atome heliumi në bërthamën e tij.

Ai djeg rreth 600 milionë tonë hidrogjen çdo sekondë, por kur bërthama e Diellit ngopet me këtë helium, ajo zvogëlohet. Kjo shkakton shpërthime të fuqishme, të cilat bëjnë që Dielli të çlirojë më shumë energji. Me pak fjalë, ai do të bëhet më i nxehtë.

“Parashikimet se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht me Tokën disa miliardë vjet më vonë teksa Dielli vazhdon të nxehet, është e paqartë. Por ideja është që rritja e nxehtësisë së diellit do të bëjë që një sasi shumë e madhe uji të avullojë nga sipërfaqja dhe të ngecë në  atmosferë. Në këtë pikë uji vepron me efektin serë, duke thithur më tepër nxehtësi, çka e përshpejton më tej avullimin”, shprehet Scudder.

Por, Toka ka të ngjarë të jetë goditur nga një asteroid shumë më parë se të ndodhë kjo.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113