INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Astronautët japin ''alarmin''/ Shtimi i satelitëve në orbitën e Tokës përbën rrezik për teleskopët

Astronautët japin ''alarmin''/ Shtimi i satelitëve në orbitën e Tokës përbën rrezik për teleskopët

Publikuar më: 10:48 05-06-2019

Numri i madh i satelitëve që po përgatiten të futen në orbitën e Tokës në vitet e ardhshme si ”Starlink” i Elon Musk ose ”Kuiper” i Amazon, mund të nxjerrin jashtë funksionit teleskopët dhe radioteleskopët duke penguar gjithashtu kërkimet e astronautëve.

Unioni Ndërkombëtar Astronomik ka apeluar tek vendimmarrësit politikë, agjencitë dhe kompanitë ajrore për të punuar mbi një projekt që zbut efektet negative që sjell shtimi i satelitëve.

Sipas unionit, satelitët në orbitë aktualisht janë më pak se 200, por numri i tyre pritet të rritet me shpejtësi duke kapur mijëra të tillë.

Ky fenomen do të jetë një rrezik i dyfishtë për astronomët, pasi kjo do të vështirësojë kërkimet e tyre mbi hapësirën. Arsyet që përshkruhen janë:

Së pari, sipërfaqja reflektuese e satelitëve bën që ato të duken si pika ndriçuese që lëviznin në qiell në lindje dhe në perëndim të diellit. Lëvizja e tyre pengon vëzhgimet e instrumenteve të sofistikuara siç është i ashtuquajturi Teleskopi i Madh Ekstrem si dhe teleskopi më i madh tokësor optik.

Së dyti, megjithëse satelitët janë projektuar për të ndërhyrë sa më pak të jetë e mundur me frekuencat e përdorura nga radioastronomia, ekziston ende rreziku që grupi i sinjaleve të tyre mund të përbëjë një problem, duke penguar kërkime të tilla si ato që në muajin prill çuan në fotografimin e imazhit të parë të një vrime të zezë.

Article Logic
Execution time: 0.0036702156066895