Asus ka lansuar laptopin e ri ZenBook 3 i cili është më i lehtë dhe më i hollë se MacBook nga Apple.
Me vetëm 11.9mm trashësi, laptopi i ri nga Asus i shfaqur në Computex kalon përmasat e MacBook i cili ka trashësi prej 13.2 mm në një ekran prej 12.5 inç.
Asus ia atribuon materialin e ri të laptopit që është i ndërtuar nga alumini, për teknologjinë e re e cila mundëson një peshë dhe hollësi kaq të madhe.
Zenbook 3 do të ketë procesorin e Intel Core i7, RAM memorie prej 16GB dhe 1 TB hapësirë të brendshme (SSD).
Ekrani i laptopit është i bërë nga Gorilla Glass 4 ndërkohë që për mbushjen me bateri është përdorur teknologjia Thunderbolt 3, që furnizon laptopin me bateri prej 60 për qind në vetëm 49 minuta.