INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ata do më përdhunojnë”! Kim K rrëfen tmerrin e orëve të errëta në Paris! [VIDEO]

“Ata do më përdhunojnë”! Kim K rrëfen tmerrin e orëve të errëta në Paris! [VIDEO]

Publikuar më: 10:39 20-03-2017

“Ai më tërhoqi nga këmbët, ndërsa unë isha pa mbathje...”

Ishte një mbrëmje horror nga e cila nuk e ka marrë veten as sot, dhe tmerrin që “pa me sy” Kim K e rrëfen në episodin e fundit të “Keeping Up with the Kardashians”. Ylli i spektakleve reality tregon se besonte që do ta përdhunonin dhe më pas ta vrisnin në natën e grabitjes në Paris. Kim rrëfen se një nga grabitësit e hodhi në krevat dhe e tërhoqi drejt vetes ndërkohë që ajo ishte gjysmë-lakuriq. “Ai më tërhoqi nga këmbët, ndërsa unë nuk kisha mbathje. Më tërhoqi drejt vetes dhe mendoveva se ky është momenti kur do të më përdhunojnë. U përgatita mendërisht për atë moment por asgjë nuk ndodhi” ishin fjalët rrënqethëse të bukuroshes 36 vjeçare. Vjedhja e mbi 10 milionë dollarëve ishte më e madhja që ka ndodhur në Paris ndaj një qytetari në më shumë se 2 dekada. 

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662