Ish-presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle janë dy nga figurat më të dashura në të gjithë botën.
Ata nuk harrohen lehtë për bashkimin dhe thjeshtësinë që i karakterizonte.
E tashmë Obamat mund t’i shohim edhe në portrete me të vërtetë unike. Dy portretet e tyre janë zbuluar në Galerinë Kombëtare në Washington.
Vepra është realizuar nga Kehinde Wiley një artist i njohur për portretet e afro amerikanëve.
Obama shfaqet i ulur me duart e kryqëzuara ndërsa zonja e tij shfaqet e ulur me një fustan bardh e zi dhe për portretin e saj u kujdes një artiste femër.
“Shikojeni, dukem elegant. Jam përpjekur të negocioj për më pak flokë të thinjur. Tentova të negocioj edhe për veshë më të vegjël po ashtu”, u shpreh Obama.
Në portret Obama shfaqet i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe që i përkasin Kenia-s, Ilinois dhe Hawai.