INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ata që po aplikojnë për Lotarinë Amerikane, këtë vit duhet të kenë nivel arsimor më të lartë

Ata që po aplikojnë për Lotarinë Amerikane, këtë vit duhet të kenë nivel arsimor më të lartë

Publikuar më: 12:26 13-10-2018

Amerika po përsos kërkesat për emigrantët. Këtë vit është vendosur që niveli arsimor i aplikuesve të lotarisë amerikane të jetë më i lartë. Pasi deri disa vite më parë aplikonin dhe fitonin dhe ata me arsim 8 vjeçar. Ndërsa këtë vit ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë, që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ndërsa përjashtohen aplikanët që kanë bërë shkollën e mesme me korrespondencë. Po kështu një nga kriteret është se brenda pesë viteve të fundit aplikuesit të kenë dy vjet përvojë pune në një profesion ose trajnim pas arsimit të mesëm të paktën dy vjet.
E nëse fiton prova e dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Ndaj Ambasada Amerikane kërkon që aplikuesit për lotari të mos gënjejnë në plotësimin e të dhënave, pasi nëse nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju jepet e drejta për të ikur në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891