Kur ishin të lidhur, ishin në qendër të vëmëndjes.
Ama edhe pas ndarjes, Selena Gomez dhe Justin Bieber vazhdonin të ishin “çifti” më i komentuar në showbizz. Pasi kaluan vite të ndarë dhe pasi u duk se secili kishte vazhduar me jetën e tij, me partnerë të rinj, ndodhi ajo që nuk pritej. Selena dhe Justin janë rikthyer sërish bashkë. Pas ndarjes nga The Weeknd, këngëtarja është parë e lumtur të përqafohet më dashurinë e saj të parë në publik. Edhe për Justin mund të themi të njëjtën gjë, i cili pas ndarjes nga Gomez duket se nuk po gjente rehat me ansjë femër tjetër. Tashmë ata të dy i sheh të dalin bashkë në publik, pa problem. Një dashuri e njëjtë si ajo që kishin në vitin 2011.