Atalanta tregohet superiore gjatë gjithë ndeshjes, por kapet në befasi në minutën e 88-të.
Pavarësisht barazimit të pamerituar për çfarë treguan në fushë, zikaltërit janë në festë pasi kanë siguruar një vend në Europa League. Ata kalojnë në avantazh në minutën e 44-rt, ku Conti shfrytëzon një pasiguri të Donnarummas. Një ndeshje përgjithësisht e dobët e kuqezinjve, tashmë në javën e gjashtë pa fitore, të cilët shpëtojnë në minutën e 88-të nëpërmjet spanjollit Gerard Deulofeu. Kjo i mundëson që të ruajnë vendin e gjashtë, me 1 pikë më shumë se Fiorentina. Atalanta nga ana tjetër kthehet në kupat europiane pas 26 vitesh.