Një histori e vërtetë suksesi është së fundmi ngjitja në vend të 4-të e ekipit të Atalantës.
Skuadra nga Bergamo që në përbërje ka edhe dy shqiptarët Berisha dhe Gjimshiti, ka mundur së fundmi Lazion me rezultatin 3-1 në Romë duke rritur në mënyrë drastike shpresat për tu kualifikuar në zonën Champions. Ata ndodhen në vendin e 4-të me vetëm një pikë pas Interit të vendit të tretë. Ndërkohë tifozët i kanë dhuruar një futbollistëve një pritje madhështore pas fitores, në këtë mision historik që ata kanë nisur drejt Champions-it.