Atdhe Xharavina ka habitur me veprimin e tij në një nga daljet e fundit televizive. I ftuar “Në pranga”, mes tjerash ati ju kujtua një nga akuzat e Blerimit, konkurrentit nga Maqedonia e Veriut, i cili më parë kishte akuzuar Atdheun si njeri jo stabil dhe të paqëndrueshëm.
Sipas formatit të emisionit i ftuari flet për personazhin për të cilin pyetur duke mbajtur fotografinë e tij/saj në duar. Si përgjigje për akuzat e hedhura nga Blerimi, djaloshi nga Gjakova bëri një veprim të habitshëm.
Duke mos dhënë asnjë koment ai ndezi flakë fotografinë e Blerimit dhe me të ndezi cigaren.
Kjo duket se ka prekur shumë ish-konkurrentin nga Maqedonia e Veriut, i cili përmes një video të shpërndarë në rrjete sociale ka kërcënuar rëndë Atdheun.
“Ti më djege foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djeg” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit.