Atdheu ishte i ftuar në “Top Arena”, ku foli për eksperiencën e tij në “Përputhen”, ndarjen nga Sara, arsyen pse nuk flet me Andin dhe u përlot kur Antonela i përmendi të ëmën. Ai tha me bindje se nuk do të ketë rikthim me të, ndërsa për mikun e tij Andi tha se e ka pasur shok por rrugët janë ndarë prej disa veprimeve që nuk i kanë pëlqyer.
Kjo deklaratë e Atdheut erdhi pasi Sara deklaroi para pak ditësh se ata s’kanë qenë të lidhur, por thjesht janë njohur më shumë. Mirëpo, ndërkohë që Atdheu u shpreh në “Top Arena” se Sara u lidh një ditë pasi u nda nga ai, ish-konkurrentja është shfaqur pranë ish-konkurrentit tjetër të Përputhen, Alessandro Mehmeti.
Ata shihen në mbrëmje pranë njëri tjetrit ndërsa duken mjaft të afërt, madje kjo nuk është hera e parë që i kemi parë të shoqëruar bashkë, sepse disa herë kanë qarkulluar foto të tyre.