Atdheu dhe Sara pas shumë ulje ngritjeve të lidhjes së tyre prej javësh tashmë janë ndarë dhe sjpas Sarës në një paraqitje televizive të mëhershme gjasat për rikthim nuk egzistojnë.
Por nuk thotë kështu edhe Atdheu, i cili “Në pranga” foli për herë të parë për ndarjet e ribashkimet deri te kjo e fundit.
“Sara ka qenë e vetmja që kam pas pëlqim të vërtetë”, tha Atdheu duke treguar se si i ribashkoi Arjani pas ndarjes.
“Unë isha me Arjanin dhe erdhi Sara me një shoqe të saj në kohën që ishim të ndarë dhe na bashkoi Arjani prapë dhe ne u ndamë prapë”, tha Atdheu.
I pyetur se mos duhet të vijë prapë Arjani, ish-konkurrenti tha “Jo” duke cituar fjalët e Sarës.
“Sara kishte thënë në një intervistë që ska shance më me Atdheun, por jetës nuk i dihet i them Sarës”, shtoi Atdheu duke lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi gjersa zbuloi se ka qenë Sara ajo që e ka lënë.
“Popo Sara më ka lënë, jo unë atë”, tha Atdheu gjersa shtoi se nëse do të kishte ekzistu dashuria njerëzit nuk do të ndaheshin kurrë.