INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atdheu vazhdon me dedikimet indirekte për Borën, gjesti i tij në ditëlindjen e saj që shpejt e fshiu!

Atdheu vazhdon me dedikimet indirekte për Borën, gjesti i tij në ditëlindjen e saj që shpejt e fshiu!

Publikuar më: 19:30 13-01-2022

Atdhe Xharavina vazhdon të bëjë ‘’provokime’’ në lidhje me Bora Zemanin, për të cilën kohë më parë u përfol për një lidhje dashurie, e cila nuk u konfirmua madje u mohua nga të dyja palët.

Sot dyshja nuk ndiqen nga njëri-tjetri në rrjete sociale por emrat e tyre vazhdojnë të lidhen sidomos pas postimeve ‘’indirekte’’ nga ana e ish-konkurrentit.

Në ditëlindjen e Borës me 9 janar, djaloshi nga Gjakova qenka kujdesur sërish të bëjë një dedikim që nuk e pa askush.

Atdheu ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit.

Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën e vendosur të Gold AG dhe Burak “Gëzuar ditëlindjen”.

Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin.

Thashethemet për dyshen filluan që prej momentit kur Atdheu shprehu hapur simpatinë e tij për Borën.

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë. S’e kuptoj pse unë jam përfshirë(në lajme me figura të ndryshme publike). Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”, kishte thënë ish-konkurrenti në një paraqitje televizive i pyetur lidhur me këto thashetheme.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426