INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Atë e kupton vetëm dikush…''/ TAYNA po bën namin me këngët e saj, por Bleona ka dy fjalë për t’i thënë, ja si reagon reperja! [VIDEO]

''Atë e kupton vetëm dikush…''/ TAYNA po bën namin me këngët e saj, por Bleona ka dy fjalë për t’i thënë, ja si reagon reperja! [VIDEO]

Publikuar më: 08:17 26-07-2019

Nëse ka një artiste që në 1 vit u bë një ndër më të famshmet, ajo është pikërisht Tayna. Reperja është kthyer në një ndër personazhet më të kërkuar e më të përfolur në industrinë e muzikës në vendin tonë dhe jo vetëm e kjo shihet fare mirë në sukseset që ka korrur me HIT-et e saj.

Ajo shpesh herë është bërë pjesë edhe e debateve me reperet e tjera, por edhe pse ka artistë që mund ta konsiderojnë si konkurrente, Bleona Qereti ka vetëm fjalë të mira për të.

Teksa ka folur në një intervistë për “Sonte”, Bleona ka treguar vlerësimin që ka për Taynan, e gjitha kjo falë punës dhe talentit që ka vënë re te reperja.

“Mund të them që artistët e rinj janë shumë të mirë, ka një evolim të muzikës shqipe në përgjithësi. Personi me të cilin kam rënë në dashuri për momentin është Tayna. Se kam takuar kurrë, por e dua shumë atë vajzë, sepse ka një tjetër stil muzike. Ne nuk jemi rritur me hip-hop, ne nuk mund të jemi Amerikanë, por mendoj se ajo që thotë Tayna është diç që ja vlen. Mënyra se si e frazon muzikën dhe fjalët që flet, ajo është talent. Atë e kupton vetëm dikush që është profesionit dhe sigurisht dikush që nuk është xheloz. Këta të tjerët ndoshta se thonë por ajo vajzë është perfekte dhe une e dua” , ka përfunduar Bleona.

Sigurisht që këto fjalë të bukura nuk kanë kaluar në vesh të shurdhët dhe Tayna e ka shpërndarë në Instastory videon e intervistës, ku ka shprehur mirënjohjen e saj.

View this post on Instagram

Bleona Qereti flet për Taynan! #tayna #bleona #sonte

A post shared by Sonte (@sonte.t7) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389