Flori Mumajesi është padiskutim një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai prej disa javësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të ndryshme shqiptare.
Mirëpo çdo gjë ka mbetur në kuadrin e thashethemeve pasi protagonistët i kanë mohuar lajmet. Por siç duket dashuria e fansave për Florin është aq e madhe saqë një prej tyre ka bërë një tatuazh të krijuar sipas valëve të vokalit të Florit.
Vajza është bazuar në “cover”-in e performuar nga Mumajesi për këngën “Të dua” të Aurela Gaçes.
Ishte Flori që tregoi gjestin e fanses, duke e publikuar në Insta Story:
“Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup”.