Një atentat i rëndë me armë ka ndodhur në qytetin verior të vendit.
Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 3 vetë, mes të cilëve edhe një femër. Shënjestra e sulmit ishte një djalë, i cili u plagos rëndë, ndërkohë që në ngjarje është plagosur edhe një person i tretë që ishte një kalimtar i thjeshtë. Nuk njihet ende identiteti i personave apo rrethanat e ngjarjes rrënqethëse.