Pas atentatit të mbrëmjes së sotme në qytetin e lushnjës, ku mbetën të vdekur 2 persona 3 të tjerë u plagosën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka thirrur në një mbledhje drejtuesit e policisë. Nga të dhënat paraprake thuhet Çako po bën këtë mbledhje rreth ngjarjes në fjalë, ndërkohë mësohet se forcat RENEA ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nga atentati humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur Bujar Turku, Marjus Xhepexhiu dhe S.Xh, 25 vjeç.
Policia raporton se në vendin e krimit është gjetur një armë tip kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të atentatit.