Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ish- kënetës në Durrës.
Një makinë tip "Range Rover" është qëlluar me breshëri plumbash raporton JOQ.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të plagosur tre persona. Njëri prej të plagosurve është edhe Plarent Dervishi, kunati i Lul Berishës.
Dervishi ka marrë një plumb ndërsa Meçaj tre. Për fat të mirë, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një qytetar shprehet për JOQ se makina që ndoqi automjetin tip "Range Rover" është djegur.
Sipas qytetarit, makina është djegur në fshatin Shenvlash, në Durrës.