Dy shqiptarë kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e një atentati bërë ndaj tyre. Sipas raportimeve të Bild, ngjarja ka ndodhur në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.
Si pasojë e atentatit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Shqiptarët ende të paidentifikuar ishin të moshave 30 dhe 31-vjeç dhe janë qëlluar pranë një banese.
Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për medien gjermane u shpreh: "Viktimat që u gjakosen shumë, të dy janë shqiptarë dhe nuk kishin leje qëndrimi në Wolfsburg"
Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në klinikën Braunschweig, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve në spitalin e Wolfsburg.
Një dëshmitarë që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një veturë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. E kam dëgjuar gjashtë të shtëna!"
Grupet e hetimit që shkuan në vendngjarje janë duke vijuar edhe më tej hetimet për zbardhjen e plotë.