Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sonte në qytetin e Vlorës ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 36-vjeçar. Bëhet fjalë për Eljus Thartorin, i cili u qëllua në ballkonin e shtëpisë, ndërsa ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Thartori, një ish-mësues, rezulton person i njohur për policinë, pasi ai ka qenë dënuar më parë me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 36-vjeçari jetonte jashtë vendit, ndërsa ishte kthyer pak kohë më parë.
Nuk dihet ende nëse atentati i sotëm ka lidhje me të kaluarën e Thartorit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.