Nje atentat me arme zjarri ka ndodhur nje dite me pare ne autostraden Tirane-Durres, fatmiresisht pa pasoja ne jete njerezish.
Sipas burimeve te Policise, më datë 10.04.2017, rreth orës 21:30, tek nr i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftin se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motorr ka qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E. M., ku ka sqaruar se:
Rreth orës 19:50, ka qënë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motorr papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje, shkruan panorama.al.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkllës së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parasikuar nga Nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.