Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një person ka hapur zjarr nga automjeti i tij tip “BMË” që ishte në lëvizje.
Si pasojë e këtij atentati ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit nuk është mësuar ende. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Rinia” të qytetit të Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit. Ndërkohë janë ngritur postoblloqe policore në akset kryesore që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera.