Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Policia ka njoftuar se rreth orës 23:50, në fshatin Zezë, të Krujës janë plagosur me armë zjarri shtetasit Mariglen Haka dhe Shpresa Basha.
Sipas njoftimit të policisë si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë shtetasja Shpresa Basha, ndërsa Mariglen Haka ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.