INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Atentat me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Publikuar më: 21:52 28-06-2017

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 në lagjen ‘Perash’. Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur Ilmir Hajdari, që rezulton person me precedent penal.

Mesohet se autorët kanë qenë në automjet kur kanë sulmuar Hajdarin, i cili njihet me nofkën ‘Mir vetlla’, e për pasojë ai ka marrë disa plumba në gjoks. Fill pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi krimi, ndërsa nisën kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq, nuk dihet ende se cila mund të jetë pista ku po heton policia lidhur me shkaqet e plagosjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988