Një atentat me armë zjarri nga ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një shtetas është qëlluar nga dy të tjerë.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, por nuk dihet ende identiteti i të plagosurit i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër”- thuhet ne njoftimin e policise.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, rruga “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërko vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.