INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet 32 vjeçari

Atentat me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet 32 vjeçari

Publikuar më: 19:09 15-01-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Disa persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë me automjet dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri një shtetas 32 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë pranë zonës së Skelës. Viktima po udhëtonte me fuoristradën e tij tip “Mitsubishi” me targa “AA 606 LD”, kur i është prerë rruga nga disa persona që po udhëtonin me një automjet tip “Land Rover”.

Personat kanë qëlluar me breshëri në drejtim të shtetasit me Refit Tore, 32-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ai është transportuar drejt spitalit nga udhëtarë të tjerë që po ktheheshin nga zona e Llogarasë, por ka mbërritur aty i vdekur. Viktima ka jetuar për disa kohë jashtë shtetit por kishte disa kohë që ishte kthyer në Vlorë dhe jetonte në zonën e Ujit të Ftohtë.

Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në pika të ndryshme të qytetit dhe është vënë në kërkim të autorëve. Shkaqet e atentatit nuk dihen ende.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836