Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit ku disa të rinj janë përplasur me armë. Sipas BalkanWeb kjo përplasje ka ndodhur në qendër të qytetit. Burime jozyrtare pohuan se dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë nisur drejt një spitali privat në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.
Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj mes tyre t idetifikuar me iniciale me iniciale Jani Jushi dhe Mikel Jushi, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e personave të dyshuar si autorë të plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri. Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.