INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Atentat ndaj Zaev? Kryeministri maqedonas i trembet reagimit të fortë të Rusisë [VIDEO]

Publikuar më: 13:34 06-11-2017

Kryeministri Zoran Zaev deklaron se NATO dhe BE janë alternativat e vetme për Maqedoninë. Por kreu i qeverisë  ka shprehur shqetësimin se pret një reagim të fortë nga Rusia kur të vij koha që vendi të pranohet në Aleancë.  Zaev thotë se mund të ndodh një atentat ndaj tij ashtu siç ndodhi me kryeministrin e Malit të Zi. Në një intervistë me radiostacionin malazez "Antena M", kryeministri maqedonas tha se është i përgatitur për një reagim të ashpër nga Moska, të ngjashëm me atë kur Mali i Zi u bashkua me NATO. "Ata reaguan në rastin e Malit të Zi dhe ne jemi të përgatitur për këtë, pasi nuk ka alternativë tjetër për vendin tim, e përsëris, BE dhe NATO janë mundësitë tona ", deklaroi Zaev. Ai pohoi se Maqedonia dëshiron të rris bashkëpunimin me Rusinë, për shembull duke shitur më shumë produkte bujqësore atje, por se e ardhmja e vendit është BE.  Kryeministri tha se është i përgatitur për gjithçka në arritjen e këtyre objektivave. Zaev pohoi se ishte në djeni të faktit se tentativa për vrasjen e kryeministrit të Malit të Zi u parandalua.  “Disa analistë thonë se është radha ime tani. Nëse diçka duhet të ndodhë, atëherë le të ndodhë. E  pranova punën e të qenit kryeministër, vendi im ka nevojë për një udhëheqës dhe unë jam i përgatitur të marrë vendime që qytetarët tanë presin, pavarësisht nga aksionet ", theksoi kryeministri Zaev. Ai  shprehu bindjen se Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885