INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat në Elbasan, qëllohet për vdekje i riu [EMRI]

Atentat në Elbasan, qëllohet për vdekje i riu [EMRI]

Publikuar më: 08:47 01-07-2019

Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur në mesnatë në Elbasan. Për vdekje u qëllua një 24-vjeçar, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. Viktima e atentatit quhet Klevi Baho. Policia raporton se 24-vjeçari ka humbur jetën në vend nga breshëria e plumbave. 

Kurse i plagosuri i vëllai i viktimës quhet S. Baho dhe është 30-vjeç. Ky i fundit dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshkë.
Mësohet se të dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan dhe disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën njërit prej tyre. Sipas të dhënave viktima kishte pak ditë që kishte dalë nga burgun në Itali. Ndërkaq 30-vjeçari ka marrë tre plumba në pjesën e shpatullës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët. Dyshohet se atentati ka lidhje me larje hesapesh. Deri më tani autorët nuk janë zbuluar dhe policia pas ngjarjes ka ngritur postblloqe kontrolli në të gjitha rrugëkalimet për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale ku një i ri humbi jetën dhe vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318