INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat në mes të Vlorës, vritet drejtori i rëndësishëm dhe një biznesmen

Atentat në mes të Vlorës, vritet drejtori i rëndësishëm dhe një biznesmen

Publikuar më: 19:12 24-05-2017

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, në Sheshin e Flamurit ku dy persona jane vrare ne nje atentat.
Të dhënat e para flasin se viktima kane mbetur drejtori i OSHEE te qytetit te Vlores Roland Saliu dhe pronari i një lokali, shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i nje televizioni lokal, 'Vlora Channel'. Ngjarja ndodhi pranë një hoteli në Sheshin e Flamurit. Motivet e krimit nuk dihen ende, ndërsa makina e autorëve është gjetur e djegur pranë fshatit Panaja. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666