Artan Cuku, ish – Drejtori i Policisë së Vlorës është vrarë këtë të shtunë me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 tek Liqeni Artificial në kryeqytet.
Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013 -ën. Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga 2009 – 2011.
Cuku u liruar nga detyra në vitin 2014. Ai kishte në zotërim një Shërbim Privat të ruajtjes fizike.