INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat tek zona e Komunës së Parisit! Policia jep detaje...

Atentat tek zona e Komunës së Parisit! Policia jep detaje...

Publikuar më: 22:40 14-03-2019

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur tek ish- Komuna e Parisit në Tiranë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ai është plagosur në këmbë.

26-vjeçari u transportua me shpejtësi në spitalin e Traumës. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar autorët, të cilët mendohet se janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të zbardhur ngjarjen.

Gjithashtu pritet që të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992