INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati i djeshëm në Elbasan/Ministri i Brendshëm mbledh urgjentisht drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

Atentati i djeshëm në Elbasan/Ministri i Brendshëm mbledh urgjentisht drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

Publikuar më: 10:54 30-12-2018

Pas atentatit të mbrëmjes së djeshme në Elbasan, i cili rezultoi në një bilanc tragjik me vdekjen e 3 personave, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbledh drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Burime nga ministria bëjnë të ditur se në orën 11:00 në ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj do të zhvillojë një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Atentati i djeshëm me armë ka tronditur opinioni publik dhe midis tre personave të vrarë ndodhej edhe një shtetas turk.

Nga breshëria e plumbave humbën jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani si dhe shtetasi turk i identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0014128684997559