INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati MAFIOZ, dëshmojnë shokët e avokatit që ishin pranë tij kur u ekzekutua

Atentati MAFIOZ, dëshmojnë shokët e avokatit që ishin pranë tij kur u ekzekutua

Publikuar më: 21:18 22-03-2019

Dëshmojnë shokët pas ekzekutimit mafioz të avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se avokati është ekzekutuar me 3 apo 4 plumba nga një person, i cili është afruar në këmbë pranë tavolinës ku ndodhej Ravik Gurra me 2 kolegë të tij dhe më pas një person tjetër e ka ndihmuar të largohet.

Ndaj Ravik Gurrës është qëlluar nga afër me një armë me silenciator dhe zhurma e lëshuar nga arma ka qenë aq e papërfillshme saqë dhe personat që ndodheshin në tavolinë me të nuk e kanë kuptuar që avokati është ekzektuar.

Kolegët e tij kanë reaguar vetëm kur kanë parë se viktima Ravik Gurra ka rënë nga karrigia, shkruan Newsbomb.

50 vjeçari dyshohet gjithashtu se mund të jetë vrarë për shkak të detyrës së tij si mbrojtës i ligjit, ndërsa jetonte mes Elbasanit dhe Anglisë pasi ishte nënshtetas britanik.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, ku viktima ka qenë i shoqëruar nga disa kolegë të tijë për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

Mënyra se si e kanë qëlluar nuk të lë dyshime se kemi të bëjmë me vrasës profesionist pasi nuk pësuan asgje personat pranë tij.

Article Logic
Execution time: 0.0019991397857666