INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTATI MAFIOZ NË VLORË, flet banori: Menduam se ishte dasmë, ose se po hidhnin...

ATENTATI MAFIOZ NË VLORË, flet banori: Menduam se ishte dasmë, ose se po hidhnin...

Publikuar më: 14:41 17-02-2019

Qyteti i Vlorës u trondit pak më parë nga një atentat me armë. Banorët e lagjes “Uji i Ftohtë” në Vlorë janë trembur nga të shtënat e shumta, por disa prej tyre ia kanë vënë ‘fajin’ dasmave.

Kështu ka thënë për “BalkanWeb” një banor. Ai rrëfeu se kanë qenë shumë të shtëna që janë dëgjuar edhe në largësi.

“Unë jetoj atje lart por i dëgjuam të shtënat, na than u vranë erdhëm vrap. U dëgjuan shumë plumba, shumë fishekë. Thamë se ishte dasmë njëherë, pastaj se po hedhin fishekzjarrë. Unë rri atje lart. 

Pas çerek ore kam ardhur këtu”, tregoi banori.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168