INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati me tre të vrarë në elbasan, mediat në rumani japin detaje të reja

Atentati me tre të vrarë në elbasan, mediat në rumani japin detaje të reja

Publikuar më: 19:06 04-01-2019

Mediat në Rumani e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e atentatit mafioz në qytetin e Elbasanit në mbrëmjen e 29 dhjetorit, kjo për shkak të lidhjeve që tre viktimat kishin në këtë shtet. Indrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 25-vjeç, si dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, Erald Durunaj, mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave teksa udhëtonin me një makinë tip Range Rover. Atentati dukej i mirëpërgatitur dhe gjurmët e lëna nga vrasësit janë thuajse inekzistente. Përflitet se vrasësit u ndihmuan nga një grup kriminal i fuqishëm në qytet, raporton newsbomb.al.

Mediat në Rumani i cilësojnë viktimat si milionera, duke raportuar se ata kishin biznese të shumta, kryesisht në qytetin Arges. Dy shqiptarët kishin në pronësi një lavazh makinash dhe një hotel, ndërsa shtetasi turk ishte menaxher i një kompanie, në bashkëpronësi me persona të tjerë, që prodhonte fibra sintetike.

Sipas policisë shqiptare dyshohet që objektivi i atentatit të ketë qenë një prej viktimave, Endrit Alibej, dhe dyshohet se shkak është bërë përplasja për pazaret e drogave të forta si kokaina.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932