INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTATI NË DURRËS/ Hakmarrja shkaku për ekzekutimin e Edison Harizajt. Vrasja u porosit nga...

ATENTATI NË DURRËS/ Hakmarrja shkaku për ekzekutimin e Edison Harizajt. Vrasja u porosit nga...

Publikuar më: 11:16 08-11-2018

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës. Në afërsi të Shkozetit në Durrës u ekzekutua me armë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë shoku i tij Genci Coca, i cili më pas vdiq në spital.

Ngjarja në fjalë është nën hetim, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh ose për hakmarrje.

Autorët e krimit dyshohet të kenë qenë një grup personash që udhëtonin në dy automjete.

Ata i kanë prerë rrugën makinës ku udhëtonin Harizaj dhe Coca është qëlluar në dy armë automatike me një numër të madh plumbash.

Policia beson se motivi i krimit lidhet me të kaluarën e viktimave, veçanërisht të 39-vjeçarit Harizaj.

Ai njihej me disa pseudonime të ndryshme si "Edison Faqedjeguri", "Edisoni i 7 pallateve", por edhe si "El padrino" në qytetin bregdetar të Vlorës.

Për shkak të hakmarrjes, Harizaj dhe një miku i tij, po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale, kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti.Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati, për të kuptuar rutinën e tyre. Për këtë detyrë, që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij Elton Troqe.Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë, për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij, u zbulua prej Harizajt dhe mikut të tij. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë.

Fill pas kësaj ngjarje Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së Plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra.
Nisur nga ky episod, policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit, është porositur nga Belgjika.

Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.

Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë, i dënuar për vrasje, që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë.

Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë.

dFF.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002467155456543