INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Lushnjë, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu tentuan edhe një vit më parë vrasjen e Xhulio Shkurtit

Atentati në Lushnjë, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu tentuan edhe një vit më parë vrasjen e Xhulio Shkurtit

Publikuar më: 11:11 12-10-2017

Dy të dyshuarit kryesor për atentatin e djeshëm në Lushnjë janë Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu. Të njëjtët persona tentuan ta eliminonin fizikisht Xhulio Shkurtin dhe shokun e tij. Më 25 shtator të vitit 2016, Xhulio bashkë me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç, mbetën të plagosur. “Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjës ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas. Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.”, tha Policia. Por Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu janë përfshirë më parë në krime dhe ekzekutime si dhe në trafik dorge. Të dy u ndaluan për ekzekutimin e 29 vjecarit Gerti Lala me 8 korrik të vitit 2010 . Policia e Fierit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Lushnje arrestoi a Orgest Bilbilin atëherë 20 vjeç si të dyshuar për këtë vrasje. Viktima ishte i njohur ndryshe me nofkën Iriqi dhe njihej gjithashtu edhe si pjesëmarrës në bandën e Aldo Bares. Sipas burimeve nga policia 29-vjecari Lala kishte mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga të shtënat me silenciator. Policia ngriti se në vrasje kishin marrrë pjesë më shumë se një person ndërkohë që për këtë ekzekutim do të dënohej Laert Haxhiu. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727