INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTATI në mes të Elbasanit/ DETAJE: Si u qëllua në kokë avokati i njohur si mik i familjes Çapja, policia po...

ATENTATI në mes të Elbasanit/ DETAJE: Si u qëllua në kokë avokati i njohur si mik i familjes Çapja, policia po...

Publikuar më: 20:23 22-03-2019

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.

Viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke.

Avokati ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit. Policia ka ngritur postblloqe. 

Ndëkohë pak minuta pas vrasjes së avokati Ravik Gurra, raportohet se një makinë po digjet në periferi të Elbasanit. Makina dyshohet se ka lidhje me autorët, ndërsa policia po verifikon ngjarjen.

Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. 

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ishte mbrojtës në cështjet ligjore të fisit Çapja dhe avokat i dytë në dosjen e Emiljano Shullazit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232