INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTATI NË SHKODËR/ Viktima ishte kushëri me Arjan Ferrcakun, të vrarë dy muaj më parë në...

ATENTATI NË SHKODËR/ Viktima ishte kushëri me Arjan Ferrcakun, të vrarë dy muaj më parë në...

Publikuar më: 13:05 14-11-2018

Fatos Ferrcaku është viktima e dytë e fisit Ferrcaku që ekzekutohet në Shkodër. Bëhet me dije se Fatos Ferrcaku, 31-vjeçari që humbi jetën pak më parë në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferrcakun, po 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator në qytetin e Shkodrës.

Arjan Ferracaku, ishte pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve . Ai u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës.

Ndërsa sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883