INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Vlorë/ Dëshmia e të plagosurit ndryshon ngjarjen: Më qëlluan sepse mendojnë se jam...

Atentati në Vlorë/ Dëshmia e të plagosurit ndryshon ngjarjen: Më qëlluan sepse mendojnë se jam...

Publikuar më: 09:14 27-05-2019

Pas atentatit me armë zjarri në Vlorë, ku humbi jetën Sotiraq Mëhilli, shoku i tij Eno Mata i cili mbeti i plagosur ka dhënë dëshminë e tij.

Mata shprehet se porosia për vrasjen e tij është bërë nga Athina pasi në Greqi, Mata akuzohet për vrasjen e një avokati grek.

" Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar" është shprehur Eno Mata, shkruan shqiptarja.com.

Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të së hënës (27 maj) në fshatin Poro të Novoselës.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia thotë se dy të rinjve u kanë zënë pritë. Mëhilli e Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613