INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Vlorë/I pagosuri operohet dhe i hiqet shpretka

Atentati në Vlorë/I pagosuri operohet dhe i hiqet shpretka

Publikuar më: 09:18 15-01-2019

I plagosuri i atentatit në Vlorë, Mikel Mehmeti 41-vjeç është transportuar pas ngjarjes në Tiranë për ndërhyrje të specializuar në një spital privat. Mësohet se Mehmeti mori 3 plumba, në gjoks, mushkëri dhe bark. 

Report Tv raporton se pas 6 orëve në operacion në spitalin e Vlorës gjendja e 41-vjeçarit është e qëndrueshme, por mbetet kritike, pasi i është hequr shpretka. Mikel Mehmeti mbrëmjen e djeshme dyshohet se u qëllua nga dy persona me breshëri, teksa po udhëtonte me makinën e tij Audi A3. E ndërsa asnjëri nga autorët nuk është arrestuar deri tani, është gjetur makina e tyre e djegur pas atentatit.
Mehmeti është nga Selenica, dhe dyshohet si anëtar i bandës së Llanajave. Llanajt njihen për masakrën e Çoles, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. Vendi ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777