Pas vrasje të të riut, Sotiras Mëhilli dhe plagosjes së Eno Mata, që dyshohej se ishte dhe shënjestra e atentatit kanë dalë fakte të reja në lidhje me makinë që u gjet e djegur. Mësohet se autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet tip 'Mercedes Benz 250'.
Policia ka gjetur të shkrumbuar makinën, pak kilometra larg vendit të ngjarjes në fshatin Bishan të Vlorës.
Ata kanë zbuluar brenda automjetit dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë makina rezulton të jetë e vjedhur po kështu të vjedhura janë edhe targat që i ishin vendosur. Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy karikatorë me gozhoja.
Pas deklaratës së Matës duket më e sigurt që makina që u gjet në Bishan të jetë e atentatorëve, pasi ai nga spitali ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut që mbeti viktimë kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur dhe ishin në pjesën e rrugës që të çonte në fshatin ku u gjet automjeti benz.