INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati që TRONDITI Vlorën, ja çfarë u gjet brenda makinës së djegur

Atentati që TRONDITI Vlorën, ja çfarë u gjet brenda makinës së djegur

Publikuar më: 18:01 17-02-2019

Zbulohen detaje të reja nga atentati në Vlorë ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Mwsohet se  në makinën e djegur janë gjetur tre armë të tipit kallashnikovë.

Armët e gjetura në mjet dyshohet se u përdorën nga autorët. Mësohet se të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

I plagosuri Armando Sulejmani është një emër i njohur. Ai ishte i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ishte dënuar 20 vite për vrasje dhe lirimi i tij u bë tre vite më parë. Në qytetin bregdetar të Vlorës ai njihet me nofkën “Çipuri” dhe rezulton të këtë qenë pjesë e bandës së njohur të “Gaxhait”.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883