Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Athinë. Sipas medieve greke, viktima është 36 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije. Trupi i tij i pajetë u gjet rreth orës 12:30 të natës në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli. Dyshimet e para janë për larje hesapesh. Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda po hetojnë ngjarjen.