INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Athinë: Protesta e pensionistëve, policia përdor gaz lotsjellës [VIDEO]

Publikuar më: 09:31 04-10-2016

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës kundër pensionistëve, të cilët u mblodhën para kabinetit të kryeministrit Aleksis Tsipras në Athinë për të protestuar kundër reformave të sistemit të pensioneve. Rreth 1 500 persona, në mesin e të cilëve edhe pensionistë në moshë të thyer, ishin sot në protestë.

Të moshuarit pasi marshuan në rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës, u nisën drejt zyrës së kryeministrit Aleksis Tsipras dhe u përpoqën të përmbysnin një makinë të policisë, që ishte vendosur për të bllokuar rrugën e tyre. Në këto kushte oficerët e policisë u munduan që të negociojnë me protestuesit, por nuk gjetën bashkëpunimin e tyre.

Dhjetëra protestues tentuan të depërtojnë kordonin policor duke brohoritur ”Turp! Turp!” dhe ”Duam të drejtat tona!”. Gjithashtu tentuan të përmbysin një autobus të policisë, ndërsa më pas forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027339458465576